Ndërlidhjet

VJENË


Nën drejtimin e zëvendës të dërguarit Albert Rohan delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit, sot në Vjenë bisedojnë për mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe historike në Kosovë.
Pas pjesës së parë të takimit Dushan Batakoviq, këshilltar i presidentit të Serbisë dhe udhëheqës i delegacionit serb, tha se rrjedha e bisedimeve ka qenë relativisht e mirë. Ai tha se ka patur deklarata mjaft inkurajuese nga pala shqiptare.
Udhëheqësi i delegacionit kosovar Ylber Hysa gjithashtu tha se raundi i pestë i bisedimeve deri tash ka qenë i suksesshëm, dhe se pala shqiptare ka shfaqur vullnet të mirë, dhe pret që pozitivisht të vlerësohet nga bashkësia ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG