Ndërlidhjet

BRUKSEL


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq e pranoi rezultatin e referendumit për pavarësinë e Malit të Zi.
"Si president i Serbisë, i pranoj rezultatet preliminare të shpallura nga komisioni i referendumit në Mal të Zi", tha Tadiq, duke shtuar se pas referendumit në Mal të Zi, Serbia është trashëgimtare e të gjitha të drejtave të unionit Serbi-Mali i Zi.
Rezultatet zyrtare konfirmuan se 55.5% e votuesve u përcaktuan për ndarje nga Serbia. Parlamenti i Malit të Zi duhet pas 15 ditësh të shpallë pavarësinë, ndërsa presidenti i unionit serbomalazez Svetozar Maroviq tha se të enjten do japë dorëheqje.
Ndërkohë, Predrag Bullatoviq, udhëheqësi i bllokut kundër pavarësisë, ka thënë se referendumi në Mal të Zi nuk ka qenë i drejtë, i lirë dhe demokratik.
XS
SM
MD
LG