Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioneri për Zgjërimin, Oli Rehn tha se Bashkimi Evropian synon t'i ofrojë anëtarësim eventual Malit të Zi, pas referendumit të suksesshëm për pavarësi. Rehn tha se Komisioni Evropian do t'i rekomandojë negociatat për lidhje më të ngushta me shtetin e ri ballkanik, duke shtruar kështu rrugën për anëtarësim në unionin.
Presidenca austriake e BE-së tha se "plotësisht e respekton vendimin e popullit të Malit të Zi".
Ambasadori amerikan në Beograd Michael Polt, tha se "palët dëshmuan pjekuri politike në këtë rast historik".
Ministri britanik për Evropën, Goeffrey Hoon tha se "ky është moment i rëndësishëm në historinë e Malit të Zi".
Ministria e Jashtme e Rusisë gjithashtu tha se i pranon rezultatet.
XS
SM
MD
LG