Ndërlidhjet

ATHINË


Dy aeroplanë luftarakë F-16, njëri i Turqisë dhe tjetri i Greqisë, janë përplasur dhe janë rrëzuar sot gjatë një stërvitje në Detin Egje. Incidenti ka ndodhur afër ujdhesës Karpathos në Egjeun juglindor.
Piloti turk u shpëtua nga një anije. Fati i pilotit grek mbetet i paqartë, por ministria e Jashtme e Turqisë tha se është e "pikëlluar" për vdekjen e pilotit grek.
Zyrtarët grekë thanë se janë vënë në kërkim të pilotit, dhe vetëm pas 72 orësh mund ta shpallin si të vdekur.
XS
SM
MD
LG