Ndërlidhjet

KUVAJT


Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se Rusia e mbështet propozimin e Bashkimit Evropian, që synon të bindë Iranin të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
Duke folur gjatë një vizite në Kuvajt, Lavrov e ka ripërsëritur mbështetjen e Rusisë për zgjidhje të negociuar, dhe i bëri thirrje Iranit që të bashkëpunojë.
Nesër në Londër, zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania, do të diskutojnë për aksionet e mundshme ndaj Iranit, përfshirë propozimin e BE-së që Teheranit t'i ofrohet një paketë nxitjesh, në shkëmbim të ndërprerjes së pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG