Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, u ka bërë thirrje sot të gjitha palëve që të përmbahen nga propagandimi i dezinformatave mbi situatën e sigurisë në Kosovë, veçanërisht lidhur me komunitetin serb. Në një komunikatë për opinion, kreu i UNMIK-ut ka thënë se i ka vërejtur me shqetësim disa deklarata të qarqeve të caktuara që kërcënojnë krijimin e një mjedisi të frikës dhe pasigurisë tek serbët e Kosovës.
“Më shpesh se duhet, motivi etnik supozohet të jetë prapa akteve kriminale, vetëm për faktin se viktimat e këtyre akteve mund të jenë serbë të Kosovës. Deklaratat që dezinformojnë nuk ndihmojnë dhe në fakt janë në kundërshtim me interesat e serbëve të Kosovës”, ka thënë Jessen Petersen.
Të njëjtat burime theksojnë se të dhënat e tremujorit të parë të këtij viti mbi aktet kriminale flasin për rënie të dukshme të krimeve me motive potenciale etnike.
XS
SM
MD
LG