Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ish komandanti i NATO-s, gjenerali amerikan në pension, Uesli Klark fillon sot një vizitë tre ditore në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Agim Çeku.
Gjatë ditës së nesërme, gjenerali Klark do të marrë pjesë në një manifestim të organizuar nga “Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta”, gjatë të cilit do t’i ndahet çmimi “Hasan Prishtina” për kontributin e tij gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër ish Jugosllavisë.
Me rastin e ardhjes së njeriut që udhëhoqi fushatën e NATO-s, Kuvendi Komunal i Gjakovës ka vendosur që rruga, e cila shpie në drejtim të aeroportit të këtij qyteti ta marrë emrin e gjeneralit Uesli Klark.
XS
SM
MD
LG