Ndërlidhjet

HELSINKI


Bashkësia ndërkombëtare po zbaton standarde të dyfishta në dëm të Serbisë, lidhur me statusin e Kosovës.
Deklarata e shefit të diplomacisë së Beogradit, Vuk Drashkoviç u bë gjatë vizitës së tij në Helsinki.
"Jemi ende larg kompromisit në bisedimet për statusin e Kosovës, derisa ne nxitojmë të arrijmë kompromisin, pasi duam stabilitetin e Serbisë sa më shpejt që të jetë e mundur", tha Drashkoviç. Ai ka shtuar se çdo hap i bashkësisë ndërkombëtare për të imponuar zgjidhjen e Kosovës do të shihet si fyese nga serbët dhe mund të çojë në trazira të reja në Ballkan. Ai ka shprehur pakënaqësinë me mënyrën se si kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari po zhvillon bisedimet Prishtinë-Beograd.
Drashkoviç ka theksuar se "nuk mund të bëhen krahasime mes Kosovës dhe Malit të Zi."
XS
SM
MD
LG