Ndërlidhjet

PRISHTINË


Brenda disa muajsh Kosova do të jetë e pavarur, tha sot gjenerali amerikan Uesli Klark, ish-komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë gjatë bombardimeve të aleancëss kundër forcave serbe në pranverën e vitit 1999. Gjenerali Klark i ka bërë këto komente sot në Prishtinë gjatë takimeve që ka pasur me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe me ekipin negociues të Kosovës, ndërsa më pas u është drejtuar me një fjalim edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Zoti Clark tha se ndihej më i sigurt për të ardhmen e Kosovës tani kur kishte biseduar me udhëheqësit më të lartë.
Paradite ish komandanti i NATO-s, që po qëndron në Kosovë me ftesë të kryeminsitrit Çeku, ka bërë homazhe në varrin e presidentit Rugova derisa po sot viziton dhe memorialin Adem Jashari në Prekaz.
XS
SM
MD
LG