Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë banorët e Krushës së Vogël të cilët kishin bllokuar rrugën për konvojin e policisë ndërkombëtare.
Kjo e fundit ka bërë të ditur se banorët kanë gjuajtur me gurë një konvoj me serbë lokalë.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës deklaroi se dy anëtarë të personelit të Kombeve të Bashkuara janë lënduar, derisa dëshmitarët nga vendi i ngjarjes pohojnë se disa fshatarë janë dërguar në spital për t'u mjekuar nga pasojat e gazit lotsjellës.
Rruga Prizren-Gjakovë për një periudhë kohe ka qenë e bllokuar.
Krusha e Vogël është një nga fshatrat që e ka pësuar më së shumti nga lufta e vitit 1999, ku mbi 100 burra të fshatit u vranë nga forcat serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre.
XS
SM
MD
LG