Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Muhamed el Baradei ka biseduar me sekretaren amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs rreth programeve bërthamore të Iranit.
Lidhur me mundësinë e diskutimeve të dretjpërdrejta Teheran-Uashington, El Baradei tha:
"Varet nga Shtetet e Bashkuara nëse duan të jenë pjesë e dialogut me Iranin apo jo. Sipas këndvështrimit tim në një moment të caktuar të negociatave, veçanërisht kur do diskutohen çështjet e sigurisë, shpresoj që Shtetet e Bashkuara do t'i bashkohen dialogut", tha El Baradei.
Adminstrata Bush ka theksuar se nuk do ketë bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, deri në momentin që të mos ndalen plotësisht programet për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG