Ndërlidhjet

RAMALLAH


Tensionet mes Hamasit dhe Fatahut, dy grupeve rivale në politikën palestineze, nuk do çojnë drejt luftës civile, ka deklaruar kryeministri palestinez, Ismail Hanijah.
Në një konferencë të drejtuesve të dy grupeve, Hanijah tha se duhet të punojnë sëbashku për të hartuar një paltformë politike në mënyrë që të fitojnë besimin e popullit palestinez.
Hanijah vlerësoi se bashkimi i palestinezëve është i domosdoshëm për t'u përballur me rrethimin perëndimor. Me këtë Hanijah nënkupton ndërprerjen e ndihmave për Qeverinë e Hamasit.
Gjatë javës së kaluar 10 palestinezë kanë humbur jetën në dhunën mes militantëve të Hamasit dhe Fatahut.
XS
SM
MD
LG