Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e UNMIK-ut ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup banorësh të Krushës së Vogël, të cilët po protestonin me gjuajtje gurësh ardhjen e dy avokatëve serbë, që janë pjesë e mbrojtjes së të akuzuarve nga Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë.
Një numër banorësh morrën ndihmë mjekësore për shkak të problemeve të shkaktuara nga gazi lotsjellës.
Gjykata e Hagës ka deklaruar se në Krushë të Vogël 100 burra dhe djem janë vrarë nga forcat serbe gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe.
Akuza për vrasjet në Krushë rëndon dhe ndaj ish presidentit serb, Milan Milutinoviç.
Shefi i UNMIK-ut ka shprehur dëshpërimin e tij për incidentin duke shtuar se "është e rëndësishme për popullin e Kosovës që të kuptojë se kërkesa e tyre për drejtësi mund të arrihet vetëm përmes drejtësisë e jo me mjete jashtë saj".
XS
SM
MD
LG