Ndërlidhjet

PARIS


Në takimin e sotëm të Grupit të Kontaktit në Paris, do të marrin pjesë edhe kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen dhe diplomati austriak, Albert Rohan, zëvendës i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Pritet që në këtë takim të diskutohet për ecurinë e negociatave për status dhe për gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Zoti Ahtisaari, nuk merr pjesë në këtë takim pasi, për shkaqe private, po qëndron në Finlandë ndërsa më vonë udhëton për në Moskë, sipas orarit të përcaktuar më parë.
XS
SM
MD
LG