Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyrtari i lartë i UNMIK-ut për çështje ekonomike, Joackim Ruecker ka thënë sot në Prishtinë se perspektiva më e madhe ekonomike e Kosovës është në energjetikë, vlerësim ky që është dhënë edhe nga Banka Botërore, sipas së cilës, Kosova ka potenciale më të mëdha energjetike në Evropën Juglindore. Në një fjalim para studentëve në Prishtinë, zoti Ruecker është angazhuar për përshpejtimin e procesit të revitalizimit të prodhimit në Trepçë, duke thënë se ekziston një numër i madh i investitorëve që kanë treguar interesim për këtë kombinat.
XS
SM
MD
LG