Ndërlidhjet

XHAKARTA


Mbi 2700 persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti me fuqi 6.2 ballë të shkallës Rihter në rajonin Java të Indonezisë, gjatë mëngjesit të sotëm.
Në disa qindra llogaritet dhe numri i të lënduarve. Përfaqësuesi i Federatës së Kryqit të Kuq dhe gjysmë Hënës në Indonezi, Latifur Rrahman lidhur me mundësinë e të mbijetuarve nën gërmadha thotë:
"Ka mundësi të ketë të mbijetuar dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, por nuk dihet për sa kohë do të vazhdojnë për shkak të errësirës. Në zonën e prekur nuk funksionon furnizimi me energji elektrike dhe ujë. Por kemi organizuar mbi 1000 tenda familjare, mbulesa, barna, ujë si dhe çanta për kufomat", thotë Rrahman.
Tërmeti ka shtuar aktivitetin e vullkanit në Malin Merapi, i cili ka rritur retë e hirit, gazit dhe llavës.
XS
SM
MD
LG