Ndërlidhjet

TIRANË


“Ne shqiptarët duhet të përpiqemi së bashku që pavarësia e Kosovës të arrihet brenda këtij viti”, i tha sot presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, kryministrit të Kosovës Agim Çeku. Gjatë takimit në presidencë Moisiu theksoi se pavarësia është zgjidhja e vetme.
Nga ana e tij kryeministri Çeku, shprehu konsideratën e tij për kontributin që presidenti Moisiu po jep për komunitetin shqiptar, duke ngritur zërin për çështje të rëndësishme në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Gjatë bisedës, kryeministri Çeku vuri në dukje përpjekjet e qeverisë dhe klasës politike kosovare për arritjen dhe zbatimin e standardeve, që Kosova të jetë një shtet i pavarur, i qëndrueshëm dhe me nje rol konstruktiv në rajon.
Kryeministri Çeku është takuar dhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ministrin e jashtëm, Besnik Mustafaj.
XS
SM
MD
LG