Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësshefi i UNMIK-ut Stephen Shook ka premtuar nje hetim gjithpërfshirës pas incidentit në Krushë të Vogël.
Në vizitën që i ka bërë Krushës së Vogël, Shook ka dëgjuar versionin e familjarëve rreth incidentit të para dy ditëve, ku policia e UNMIK-ut ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e banorëve, të cilët kishin bllokuar kalimin e një konvoji policor. Banorët dyshojnë se në makinat e policisë ishin të pranishëm dy serbë të fshatit, të dyshuar se kanë kryer krime lufte ndaj banorëve të Krushës së Vogël. Por, vetë z. Shook ka pohuar se në makina kanë qenë dy avokatë mbrojtës të akredituar pranë Gjykatës së Hagës. Sido që të jetë Stephen Shook ka thënë se i tërë rasti duhet hetuar. Ai ka theksuar rëndësinë e ndjeshmërisë kur vizitohen vendet si Krusha e Vogël, e cila ka pësuar më së shumti nga lufta.
XS
SM
MD
LG