Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Liderët botëror kanë dërguar mesazhe të ngushëllimeve për viktimat e tërmetit në Indonezi dhe kanë premtuar ndihma për autoritetet në përpjekjet e tyre për tejkalimin e situatës së vështirë. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka shprehur "ngushëllim të thellë për njerëzit që kanë humbur jetën, për qindra të lënduar dhe për shkatërrimet që i përjetoi populli i Indonezisë", ka thënë një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara. Presidenti amerikan, George Bush ka thënë se "me mendje dhe me lutje jemi me popullin e Indonezisë", që pësoi nga ky tërmet i tmerrshëm. Zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një ndihmë prej 2.5 milionë dollarë në Indonezi. Ngushëllime kanë shprehur edhe Papa Benedikti i 16-të, kryeministri britanik, Tony Blair, presidenti francez, Jacques Chirac, ai italian Giorgio Napolitano, presidenti rus, Vlladimir Putin dhe shumë të tjerë.
XS
SM
MD
LG