Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq sot ka protestuar ashpër kundër fushatës së bojkotit në Kosovë të prodhimeve nga Serbia, ka njoftuar kabineti i tij. Zoti Tadiq kërkon nga kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, që menjëherë ta ndalë një "veprim të këtillë antidemokratik dhe antievropian", siç thuhet në kumtesë. Ditë më parë, lëvizja Vetëvendosja në Kosovë ka ftuar për bojkotin e prodhimeve nga Serbia. Ky bojkot, sipas Vetëvendosjes duhet të vazhdoj "derisa Serbia të mos heqë dorë nga Kosova, ti pranoj krimet e bëra në Kosovë dhe të paguajë për dëmet e shkaktuara".
XS
SM
MD
LG