Ndërlidhjet

BEJRUT


Aeroplanat luftarakë izraelitë kanë bombarduar sot dy baza të militantëve palestinezë në Liban, pas një sulmi me predhë në veri të Izraelit. Raportohet se një militant është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur. Bazat, që gjenden në Libanin lindor dhe afër Bejrutit, udhëhiqeshin nga Pronti popullor për çlirimin palestinez. Aramata izraelite ka bërë të ditur se dy sulmet ishin përgjigjje ndaj një sulmi të sotëm kundër një baze ushtarake në Izrael, nga i cili u plagos një ushtar. Ministria e jashtme thotë se Izraeli do të bëjë ankesë kundër Libanit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG