Ndërlidhjet

DILI, TIMORI LINDOR


Qindra punonjës të Kombeve të Bashkuara janë evakuuar sot nga Timori Lindor pasi situata e sigurisë po përkeqësohet. Grupe të armatosura depërtuan në një depo qeveritare të orizit dhe morën atë që e gjetën aty. Afro 2000 ushtarë dhe policë ndërkombëtarë, që kanë arritur nga Australia, Zelanda e Re, Malajzia dhe Portugalia po përpiqen ta qetësojnë situatën, por duket se numri i tyre është i vogël. Kjo dhunë në Timorin Lindor filloi pasi një pjesë e pjesëtarëve të ushtrisë u rebelua për shkak të, siç thuhej, ngecjes në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, prej vitit 2002, kur ky vend fitoi pavarësinë.
XS
SM
MD
LG