Ndërlidhjet

BANTUL/INDONEZI


Ekipet e shpëtimit edhe sot vazhduan me kërkimet për të mbijetuarit nga tërmeti, që dje goditi ishullin Java të Indonezisë.
Sipas autoriteteve, numri i personave që humbën jetën arriti mbi 4.600, por të dhënat mund të rriten, pasi mendohet se ende ka njerëz nën gërmadha.
Zëdhënësi i UNICEF-it, John Budd i tha agjencisë Reuters se rreth 20 mijë janë të lënduar ndërsa mbi 100 mijë mbetën pa strehë.
Autoritetet mjekësore në Yogyakarta thonë se ka nevojë urgjente për ndihma mjekësore.
"Më së shumti në këtë moment janë të nevojshme furnizimet dhe pajisjet mjekësore. Shumë njerëz kanë plagë dhe na duhen barëra", tha doktor Budi në spitalin Sardjito.
Tërmeti me intensitet 6.2 shkallë Rihter ishte tërmeti i tretë i madh që e goditi Indonezinë në 18 muajt e fundit. Ky vend ndodhet në hapësirën e rajonit të Paqësorit aziatik, që cilësohet si "unazë e zjarrit" për shkak të aktivitetit të madh vullkanik dhe tektonik.
XS
SM
MD
LG