Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Liderët botëror kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për viktimat e tërmetit në Indonezi dhe kanë premtuar ndihma për tejkalimin e situatës së vështirë.
Sekretari i përgjithshëm i KB, Kofi Annan ka shprehur "ngushëllim të thellë për njerëzit që kanë humbur jetën, për qindra të lënduar dhe për shkatërrimet që i përjetoi populli i Indonezisë".
Presidenti amerikan, George Bush ka thënë se "me mendje dhe me lutje jemi me popullin e Indonezisë", që pësoi nga ky tërmet i tmerrshëm. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një ndihmë prej 2.5 milionë dollarë.
Ngushëllime shprehën edhe Papa Benedikti XVI, kryeministri britanik, Tony Blair, presidenti francez, Jacques Chirac, ai italian Giorgio Napolitano, presidenti rus, Vladimir Putin dhe shumë të tjerë.
XS
SM
MD
LG