Ndërlidhjet

LONDËR


Ministria e energjetikës e Kosovës ka refuzuar një ofertë nga kompania ruse e gazit, Gazprom, për ndërtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë me gazin natyror të importuar, shkruan e përditshmja londineze, Financial Times. Turbina me gaz për prodhimin e energjisë, që për më pak se dy vite do ta ndërtonte Gazpromi, është "zgjidhje e shpejtë dhe e lehtë", që do të kushtonte më pak se 500 milionë euro, theksojnë ekspertët e energjisë. Por, Ministria e Energjetikës e Kosovës preferon të koncentrohen në thëngjill, që është gjetur në sasi të mjaftueshme, për ti furnizuar kapacitetet për prodhimin e energjisë, shkruan Financial Times.
XS
SM
MD
LG