Ndërlidhjet

KABUL


Një aksident trafiku që ishte shoqëruar me viktima ka shkaktuar protesta të dhunshme në Afganistan. Raportohet se forcat amerikane dhe ato afgane kanë hapur zjarr kundër civilëve, derisa informacione të pakonfirmuara flasin për një numër viktimash në mesin e civilëve.
Në aksidentin rrugor qenë përfshirë dhe automjete të ushtrisë amerikane, derisa zëdhënësi i forcave amerikane në Afganistan, kolonel Tom Kollins deklaroi:
"Ka qenë një aksident tragjik dhe ne shprehim keqardhjen e thellë për çdo viktimë apo të lënduar si pasojë e aksidentit në fjalë. Por pavarësisht forcat e koalicionit mbeten të angazhuara të punojnë së bashku me popullin afgan për të ndërtuar një të ardhme më të mirë", tha Kollins.
Ambasada amerikane dhe Kombet e Bashkuara kanë urdhëruar personelin e tyre të futen në bunkerë apo në zonën e sigurisë.
XS
SM
MD
LG