Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen tha se Grupi i Kontaktit ka identifikuar 13 fusha të standardeve ku institucionet e Kosovës duhet të përqëndrohen për t’i përmbushur brenda një kohë të shkurtër. Grupi i Kontaktit, sipas kreut të administratës ndërkombëtare, është duke shqyrtuar mundësinë që edhe Beogradin zyrtar ta kushtëzojë lidhur me pengesat që po iu bën serbëve të Kosovës për integrim në institucionet vendore.
“Kjo nuk është diçka e re. Ajo që ka bërë Grupi i Kontaktit është se ka parë raportin tim për vlerësimin teknik të standardeve dhe pastaj kanë shqyrtuar edhe sfidat, për të cilat jemi pajtuar me institucionet kosovare”, u shpreh Jessen-Petersen.
Ai i bëri këto komente pas takimit me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Lutfi Hazirin.
XS
SM
MD
LG