Ndërlidhjet

BANJA LLUKË


Lëvizja kombëtare serbe në Bosnjë Hercegovinë, që përbëhet kryesisht nga serbë të Kroacisë kanë mbledhur 50 mijë firma, në mbështetje të idesë për shkëputjen e Republikës serbe nga Bosnjë-Hercegovina. Kërkesa e tyre u bë më e zëshme pas fitores së pavarësisë përmes referendumit nga Mali i Zi.
Edhe kryeministri i Republikës serbe të Bosnjës, Milorad Dodik ka deklaruar se referendumi duhet të jetë bazë për përcaktimin e statusit të Kosovës dhe për të gjithë popujt e rajonit.
Por kjo deklaratë e Dodikut ka hasur në kritika të ashpra të Kristian Shvarz-Shillit, të dërguarit ndërkombëtar në Bosnjë. "Bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë rrezikimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë Hercegovinës".
XS
SM
MD
LG