Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Eurokomisioneri për zgjerim, Oli Rehn ka kërkuar nga Serbia dhe Mali i Zi të fillojnë sa më shpejt bisedimet për ndarjen.
"Besoj se pasi të kemi raportin përfundimtar të komisionit për referendumin, të dyja palët, Beogradi dhe Podgorica, do të fillojnë negociatat konstruktive për çështjet praktike të ndarjes së kadifenjtë, pa bërë shtyrje të panevojshme", tha Rehn.
Këto komente Rehn i bëri pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili po qëndron në Bruksel.
Nga ana tjetër Gjukanoviç morri garancitë se pezullimi i bisedimeve me Serbinë për marrëveshjen e asocim-stabilizimit nuk do ndikojë tek Mali i Zi. Rehn përsëriti prespektivën evropiane për Malin e Zi, por theksoi se nuk do të ketë rrugë më të shkurtër për Podgoricën.
Lidhur me synimet e Malit të Zi për procesin e integrimit Gjukanoviç tha:
"Jemi të gatshëm të përmbyllim marrëveshjen e asocim-stabilizimit deri në fund të vitit dhe së bashku me vendet e tjera të rajonit do lëvizim drejt qëllimit tonë final, anëtarësisë së plotë në Bashkimin Evropian".
XS
SM
MD
LG