Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Platforma e pushtetit në Beograd për Kosovën parasheh që ajo të mbetet pjesë e Serbisë, me autonomi të lartë dhe ndërkombëtarisht të garantuar, ka deklaruar në Beograd Sllobodan Samarxhiç, koordinatori i ekipit negociator të Serbisë.
Duke prezantuar dokumentin me të cilin Beogradi do paraqitet në bisedimet për statusin e Kosovës ai tha se zgjidhja e statusit nuk bën të vërë në pyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Ai me këtë rast ka thënë se kjo platformë e Beogradit sot i është dorëzuar Grupit të Kontaktit, Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësuesit, Marti Ahtisari.
Palët nënshkruese të dokumentit do të ishin Serbia, institucionet e përkohshme në Kosovë dhe Kombet e Bashkuara, derisa marrëveshja do vlente për 20 vjet. Koordinatori tjetër i ekipit negociator të Serbisë, Leon Kojen ka thënë se me këtë dokument Beogradi do të mbante kompetencat në politikën e jashtme, kontrollimin e kufirit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, politikën monetare e doganore dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare.
Po sot shefi i diplomacisë së Beogradit, Vuk Drashkoviç ka përsëritur se imponimi i pavarësisë së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare do të shkaktonte trazira në Ballkan.
XS
SM
MD
LG