Ndërlidhjet

BEOGRAD


Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oli Rehn tha se krijimi edhe i një shteti të vogël në Ballkan është arsye shtesë për forcimin e bashkëpunimit në rajon.
Në takimin rajonal të Paktit të Stabilitetit të Evropës Juglindore në Beograd, Rehn ripërsëriti se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prespektivë evropiane kur t'i përmbushin kriteret përkatëse.
Rehn ka kërkuar që Podgorica dhe Beogradi të fillojnë sa më parë bisedimet për një "ndarje të kadifenjtë". Brukseli do t'i ofrojë së shpejti Podgoricës hapjen e bisedimeve për marrëveshjen e asocim-stabilizimit, derisa negociatat me Serbinë do mund të fillojnë vetëm pas dorëzimit të Ratko Mlladiçit.
Në hapje të takimit, koordinatori i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek, tha se ndarja paqësore e Malit të Zi dhe Serbisë është shenjë e përparimit në rajon.
XS
SM
MD
LG