Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat irakiane të sigurisë kanë arrestuar një nga drejtuesit e kryengritësve i akuzuar për vdekjen e qindra civilëve.
Sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit irakian i arrestuari, Ahmed Husein Dabash Samer al Batavi është përgjegjës për një numër ekzekutimesh në Bagdad dhe pjesë të tjera të Irakut.
Gjatë ditës njoftohet për së paku 36 viktima në Irak.
Burimet ushtarake amerikane kanë dërguar 1500 trupa shtesë në Irak në përpjekje për të vendosur rendin në rajonin e Anbarit.
Aktualisht në këtë vend janë 130 mijë trupa amerikane.
XS
SM
MD
LG