Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Zyrtarët shqiptarë dhe serbë janë takuar për të gjashtën herë në Vjenë për t'i diskutuar çështjet ekonomike dhe financiare në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Raundi i sotëm i negociatave të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, gjithashtu u fokusua në borxhet, investimet dhe rikthimin e pronës private të nacionalizuar nga komunistët pas Luftës së Dytë Botërore.
Në emër të ekipit negociator kosovar, Skender Hyseni tha para takimit se delegacioni i Prishtinës do të kërkojë të diskutohet për dëmet e shkaktuara nga lufta e viteve 1998-99, si dhe për një "varg çështjesh të hapura që ndërlidhen me borxhet e ish Jugosllavisë, pensionet dhe pronën".
"Çështjet ekonomike do të jenë vitale pasi përfundimisht të jetë zgjidhur statusi i Kosovës", tha Hyseni.
Më herët, zëvendës kryenegociatori i KB, Albert Rohan tha se bisedimet do të trajtojnë edhe "çështjen e ndarjes" së borxhit ndërkombëtar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
XS
SM
MD
LG