Ndërlidhjet

VJENË


Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t'u bashkangjiten negociatave të drejtpërdrejta me Iranin lidhur me ambicjet bërthamore të këtij vendi, nëse Teherani heq dorë nga pasurimi i uraniumit.
Agjencitë perëndimore i kanë cituar diplomatët të kenë thënë se kushtet e Uashingtonit gjithashtu parashohin dakordimin paraprak të Rusisë dhe Kinës për të mbështetur sanksionet e Këshillit të Sigurimit të KB kundër Iranit, nëqoftëse Teherani vazhdon të mos i përfillë thirrjet për ndërprerjen e pasurimit të uraniumit.
Raportet vijnë një ditë pasi ministri i Jashtëm iranian Manucher Mottaki tha se Teherani ishte i gatshëm t'i fillojë bisedimet me treshen evropiane, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.
Nesër në Vjenë, pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermania, do të diskutojnë mundësitë që Teherani të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG