Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Raundi i gjashtë i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit për çështjet e ekonomisë ka kaluar sot në Vjenë pa rezultate konkrete. Mikëpritësit dhe moderatorët e takimit të sotëm, Albert Rohan dhe Stefan Lehne, thanë se takimi megjithatë ishte i dobishëm, sepse është mundur të përfitohet një pasqyrë rreth qëndrimeve të Prishtinës dhe Beogradit për tematikën e borxheve të jashtme të Kosovës, pronave shoqërore, shtetërore dhe private, të kontove të ngrira të kosovarëve në kohën e Millosheviçit, të sigurimeve pensionale, dëmeve të luftës dhe një varg temash të tjera.
Lehne dhe Rohan njoftuan që doën në pah shumë gjëra lidhur me pakon e ekonomisë, drejtpërdrejt të lidhura me procesin e statusit të rregulluar të Kosovës.
Prishtina është treguar e gatshme që të marrë përsipër pagimin e borxheve të jashtme të Kosovës, në bazë të marrëveshjeve për sukcesion në hapësirën e ish-Jugosllavisë, dhe atë vetëm në periudhën e para regjimit të Millosheviçit.
Beogradi ndërkaq nuk e ka bërë të qartë nëse do t'i japë të dhënat dhe statistikat e këtyre borxheve, para dhe gjatë regjimit të Millosheviçit.
XS
SM
MD
LG