Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t'u bashkohen vendeve tjera në negociatat me Iranin, nëqoftëse Teherani do t'i pezullojë të gjitha aktivitetet për pasurimin e uraniumit.
"Për ta nënvizuar përkushtimin tonë për një zgjidhje diplomatike, dhe për t'i zgjëruar gjasat për sukses, sa më shpejt që Irani plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme i pezullon aktivitetet e pasurimit dhe riprocesimit të uraniumit, Shtetet e Bashkuara do të ulen në tavolinë bashkë me kolegët e BE-së për t'u takuar me përfaqësuesit e Iranit", tha Rice.
Duke folur në Uashington, Rice tha se Shtetet e Bashkuara e njohin të drejtën e Iranit për një program bërthamor civil, por shtoi se Irani duhet ta bindë bashkësinë ndërkombëtare se ka hequr dorë nga zhvillimi i armëve bërthamore.
Edhe presidenti George Bush gjithashtu e shfaqi shpresën se qeveria e Teheranit do t'i dëgjojë kërkesat ndërkombëtare dhe "nuk do të shpenzojë para kot për programet e armëve".
XS
SM
MD
LG