Ndërlidhjet

HELSINKI


Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Javier Solana shfaqi optimizëm për gjetjen e një zgjidhje lidhur me programin bërthamor të Iranit.
Solana shfaqi shpresën se Teherani do të pranojë paketën e propozimeve të 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë, të cilat nesër në Vjenë do t'i diskutojnë mundësitë që Teherani të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
Sot gjatë një vizite në Ankara, Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov gjithashtu shfaqi shpresën se takimi në Vjenë do të çojë drejt një zgjidhje politike.
XS
SM
MD
LG