Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se është i shqetësuar nga pohimet se marincat amerikanë vitin e kaluar kanë vrarë civilë të paarmatosur iriakianë.
"Jam i shqetësuar nga lajmet fillestare. Jam i bindur se po zhvillohen hetime gjithëpërfshirëse. Nëse në të vërtetë ligjet janë shkelur, atëherë do të ketë dënime", tha presidenti Bush.
Ky ishte komenti i parë publik i presidentit Bush lidhur me akuzat se marincat kanë vrarë dhjetra irakianë në qytetin Haditha në nëntorin e kaluar.
XS
SM
MD
LG