Ndërlidhjet

PRIZREN


I dërguari i posaçëm i shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Torbijan Sohlstrom, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare përmes marrëdhënieve të partneritetit do ta ndihmojë Kosovën në ndërtimin e institucioneve dhe shoqërisë demokratike.
"Pas përcaktimit të statusit, Kosova do të jetë diçka tjetër, dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare duhet të ndryshojnë. Bashkë me institucionet e Kosovës punojmë për arritjen e një shoqërie demokratike", ka thënë Sohlstorm pas një takimi me kryetarin e Kuvendit të Prizrenit, Eqrem Kryeziu.
XS
SM
MD
LG