Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush sot u zotua se do të zbulohen rezultatet e plota të hetimeve lidhur me raportet se marincat amerikanë kanë vrarë civilë të paarmatosur në irak.
Bush tha se personeli ushtarak amerikan do të japë llogari nëse ka bërë diçka të jashtëligjshme.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara po kryen hetime për raportet mbi vrasjen e 24 njerëzve, nëntorin e kaluar në qytetin Haditha, përfshirë gra dhe fëmijë.
Incidenti ndodhi pas një sulmi me bombë kundër një autokolone të ushtrisë amerikane, me ç'rast një marinc e humbi jetën.
Kryeministri i Irakut Nuri Al Maliki tha se ka urdhëruar qeverinë që të bisedojë me forcat amerikane për përcaktimin e rregullave gjatë bastisjeve dhe arrestimeve.
XS
SM
MD
LG