Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana ka nxitur drejtuesit më të lartë të Serbisë të vendosin marrëdhënie miqësore me Malin e Zi, pas votës për pavarësi të Podgoricës në referendumin e 21 majit.
Solana kërkoi nga Beogradi të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën e Hagës, pasi në Evropë do të ketë vend për Serbinë e Malin e Zi si dy shtete të pavarura.
Solana u takua së pari me presidentin Tadiç, të cilin e ka uruar për "nivelin prej burrështetasi të treguar, çfarë është admiruar nga të gjithë". Tadiç ka njohur pavarësinë e Malit të Zi pas referendumit.
Solana u takua dhe me Koshtunicën, i cili ka mbështetur hapur bllokun e partive pro unionit Serbi e Mali i Zi.
Pritet që Solana të takohet dhe me politikanin e opozitës malazeze Bullatoviç.
XS
SM
MD
LG