Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana ka nxitur drejtuesit më të lartë të Serbisë të vendosin marrëdhënie miqësore me Malin e Zi, pas votës për pavarësi të Podgoricës.
Solana kërkoi nga Beogradi të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën e Hagës, pasi në Evropë do të ketë vend për Serbinë e Malin e Zi si dy shtete të pavarura.
Solana u takua me presidentin Boris Tadiç, të cilin e ka uruar për "nivelin prej burrështetasi të treguar, çfarë është admiruar nga të gjithë". Tadiç ka njohur pavarësinë e Malit të Zi pas referendumit.
Solana u takua dhe me Vojisllav Koshtunicën, i cili ka mbështetur hapur bllokun e partive pro unionit me Serbinë, ndërsa u takua edhe me politikanin e opozitës malazeze Predrag Bullatoviç.
XS
SM
MD
LG