Ndërlidhjet

BAGDAD


Hetimet e bëra nga ushtria amerikane kanë hedhur poshtë pohimet për veprim të gabuar të ushtarëve të Shteteve të Bashkuara me rastin e vrasjes së civilëve irakianë në qytetin Ishaki në marsin e vitit të kaluar.
Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, gjenerali Uilliam Kolduell ka thënë se dëshmitë flasin se forcat e Shteteve të Bashkuara kishin vepruar drejt pasi që paraprakisht ishin vënë nën zjarr. Ai pranoi se me atë rast ishin vrarë 13 veta.
Lidhur me situatën e sigurisë në Irak mësohet se një diplomat rus është vrarë sot dhe katër të tjerë janë rrëmbyer. Ndërkaq si pasojë e sulmit të kryengritësve në një postbllok të Bakubës kanë mbetur të vdekur gjashtë policë irakien.
XS
SM
MD
LG