Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri i Jashtëm, Mançur Motaki, tha se Irani para përgjigjes formale, do të studiojë propozimet e bashkësisë ndërkombëtare që kanë për synim ndaljen e programit bërthamor.
"Negociatat duhet të zhvillohen pa kushte, dhe kjo duhet të konsiderohet si çështje bazë" ka thënë Motaki. Ndërkaq zëdhënësja Kristina Galak, ka deklaruar se shefi për politikë të jashtme i BE-së, Havier Solana është i gatshëm të udhëtojë për në Iran për të prezentuar propozimet e bashkësisë ndërkombëtare. Pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania u pajtuan ditë më parë t'i ofrojnë Iranit një pako stimujsh për ndaljen e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG