Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare nuk do të duhet të trimëronte aspiratat separatiste në botë, për të shtuar se një precedent i rrezikshëm mund të shkaktojë reaksione zinxhirore. Duke folur për referendumin në Malin e Zi, Vladimir Putin, ka thënë se mbështetja për synimet separatiste mund të nxitë edhe të tjerët të shkojnë në të njëjtën rrugë.
"Këto precedente negativisht do të ndikonin jo vetëm në hapësirën post-sovjetike, sepse njerëzve në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi, do të jetë e vështirë t'u shpjegohet se përse shqiptarët e Kosovës mund të ndahen nga shteti të cilit i takojnë, ndërsa ata jo", ka deklaruar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG