Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 33 persona janë vrarë e mbi 60 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ndara në pjesë t ëndryshme të Irakut. Po sot është vrarë një diplomat rus dhe janë rrëmbyer katër punonjës të ambasadës ruse në Bagdad.
Në të tjera zhvillime hetimet e bëra nga ushtria amerikane kanë hedhur poshtë pohimet për veprim të gabuar të ushtarëve të Shteteve të Bashkuara me rastin e vrasjes së civilëve irakianë në qytetin Ishaki në marsin e vitit të kaluar.
Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, gjenerali Uilliam Kolduell ka thënë se dëshmitë flasin se forcat e Shteteve të Bashkuara kishin vepruar drejt pasi që paraprakisht ishin vënë nën zjarr. Ai pranoi se me atë rast ishin vrarë 13 veta.
XS
SM
MD
LG