Ndërlidhjet

SINGAPOR


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld ka kontestuar përfshirjen e Iranit në Organizatën për Bashkëpunim në Shangai.
Duke folur në një tubim kushtuar sigurisë në Singapor, Ramsfeld tha se lidhjet e Iranit me terrorizmin janë në kundërshtim me luftën kundër terrorizmit që synon kjo organizatë.
"Këtu kemi Iranin, që sipas të gjitha gjasave është vend lider në botë sa i përket terrorizmit. Irani mbështet Hamasin, Hezbollahun dhe ka një histori të gjatë të angazhimit në aktivitete terroriste", ka thënë me këtë rast sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld.
XS
SM
MD
LG