Ndërlidhjet

TORONTO


Policia kanadeze ka arrestuar 17 të dyshuar, dhe ka sekuestruar sasi të mëdha amonium nitrati, material që përdoret për sajimin e bombës.
Në operacionin në zonën e Torontos, morën pjesë rreth 400 oficerë policie.
"Ne jemi shënjestër për shkak të asaj që jemi, mënyrës si jetojmë, shoqërisë, diversitetit dhe vlerave tona", deklaroi kryeministri Stephen Harper, duke vlerësuar rolin e policisë në operacionin.
Sasia e amonium-nitratit të gjetur është 3 herë më e madhe se ajo që u përdor në sulmin në Oklahoma City në vitin 1995.
XS
SM
MD
LG