Ndërlidhjet

BASRA


Të paktën 11 njerëz janë vrarë në përleshjet ndërmjet policisë irakiane dhe personave të armatosur në një xhami në qytetin jugor Basra.
Policia tha se e rrethoi xhaminë pas raporteve se aty kishte njerëz të armatosur, të cilët të parët hapën zjarr, por një grup sunit tha se ishte policia ajo që e para filloi të shtjerë mbi civilët.
Përplasja e sotme vijoi shpërthimin e djeshëm në një treg në Basra, ku e humbën jetën të paktën 27 veta dhe mbi 50 u plagosën.
Ndërkohë, qeveria irakiane i hodhi poshtë zbulimet e ushtrisë amerikane lidhur me masakrën e pretenduar të civilëve në qytetin Ishaqi. Ushtarët amerikanë u shfajësuan nga akuzat për sjellje të keqe gjatë arrestimit të një militanti, kur e humbën jetën 4 veta.
XS
SM
MD
LG