Ndërlidhjet

SHARM EL-SHEIKH


Kryeministri izraelit Ehud Olmert tha mbrëmë se negociatat me palestinezët mbi planin ndërkombëtar të paqes do të jenë prioriteti kryesor i Izraelit.
Në konferencën për shtyp me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak në Sharm el-Sheikh, Olmert tha se do të takohet edhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas me qëllim të vazhdimit të negociatave.
"Izraeli është i përkushtuar ndaj planit të paqes, dhe promovimit të një kanali dypalësh me presidentin Mahmoud Abbas, kreun e zgjedhur të Autoritetit Palestinez. Qëllimi im është t'i shfrytëzoj të gjitha mjetet në këtë drejtim", tha Olmert.
Mubarak ndërkaq u dakordua se negociatat duhet të vazhdojnë, por nuk e komentoi planin që Izraeli në mënyrë të njëanshme t'i përcaktojë kufinjtë në Bregun Perëndimor nëse nuk do të mund të arrijë marrëveshje me qeverinë palestineze.
XS
SM
MD
LG